Haradinaj: Të gjithë qytetarët e Kosovës të përfshihen brenda një sistemi energjetik

Haradinaj: Të gjithë qytetarët e Kosovës të përfshihen brenda një sistemi energjetik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës është dalordua pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut

"Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut. 
Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta".

"Prandaj, qeveria e tanishme i ka pasur të gjitha predispozitat që nga fillimi i mandatit të saj, të përfshijë qytetarët e veriut të vendit, në sistemin energjetik të Kosovës, njëherësh që ata të paguajnë për shërbimet që i gëzojnë", ka shkruar Haradinaj. 

Ai ka shtuar se çdo shtyrjene zbatimit të kësaj normative, ka kosto të papërballusshme. 

"Për këto arsye, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por edhe me kosto të papërballueshme. Çështjet teknike administrative nuk duhet të shndërrohen në probleme politike!", ka përfunduar Haradinaj.