Haradinaj uron Kurban Bajramin: Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën

Haradinaj uron Kurban Bajramin: Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka uruar veçanërisht nënat e të rënëve për liri dhe ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre.

Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë. Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë”, thuhet në urimin e Haradinajt.

 

Urimi i plotë:

Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën.

Ne besojmë, andaj respektojmë dhe jemi solidarë me të tjerët.

Ne besojmë, andaj gëzohemi dhe festojmë.

Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë.

Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë.

Uroj me mirënjohje të thellë, të gjithë ata që janë në krye të detyrës, Policinë, Ushtrinë, mjekët e infermierët, e të gjithë të tjerët.

Urime Bajrami i Vogël!

RH