Haradinaj uron qytetarët për Krishtlindjen ortodokse

Haradinaj uron qytetarët për Krishtlindjen ortodokse

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët ortodoks me rastin e Krishtlindjes ortodokse.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka uruar edhe pjesëtarët e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Të gjithë bashkëqytetarëve ortodoksë dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Krishtlindjet”.

“Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin si dhe hyjnoren brenda tyre. Kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me shëndet e begati”, ka shkruar Haradinaj.