Haxhiu akuzon MSH-në: Po vidhet në barnat e qytetarëve

Haxhiu akuzon MSH-në: Po vidhet në barnat e qytetarëve

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës PDK), Bekim Haxhiu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se për pazare dhe përfitime personale po i lë institucionet shëndetësore dhe barna esenciale.

Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se Kosova është i vetmi vend në botë që s’ka filluar vaksinimin me dozën e dytë për Covid-19.

“Problemi i vaksinës tash është diçka që çdo qytetarë e ka të njohur dhe e humb shpresën se mund të vaksinohet. Kosova është i vetmi vend në botë që ka 0 vaksinim me dozën e dytë. Shqetësuese është edhe mungesa e barnave esenciale. Ka muaj që në Kosovë institucionet publike nuk janë të furnizuar me insulinë. Kjo mungesë e insulinës nuk është se nuk ka mundësi të bëhet, por po bëhet për pazare të ministrisë të shëndetësisë”, tha Haxhiu.

Ai, potencoi se është shqetësuese se po vidhet në branat e qytetarëve.

Ju rikujtoj se një vit më parë kjo udhëheqje ka kontraktuar barna dhe pajisje mbrojtëse më shtrenjtë. Është shqetësuese se si në buxhetin e shtetit po vidhet në barna”, tha ai.