Hill: Kishte zhvillime pozitive në dialogun e djeshëm në Bruksel, zhgënjyese që nuk u arrit më shumë

Hill: Kishte zhvillime pozitive në dialogun e djeshëm në Bruksel, zhgënjyese që nuk u arrit më shumë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se ka pasur zhvillime pozitive në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Hill tha se ekziston zhgënjimi për faktin se nuk kishte më shumë përparim në dialog, por ai vlerëson se përkundër kësaj zhvillime pozitive ka pasur.

“Dje ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel. Ka pasur shumë diskutime, takime, negociata. Natyrisht, të gjithë janë të zhgënjyer që nuk mundëm t’i zgjidhnim çështjet afatshkurtra dhe afatgjata, por mendoj se këto bisedime rezultuan me zhvillime pozitive, tha për Tanjugun serb ambasadori Hill.

Ai theksoi se është e qartë se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë dhe se ka një mirëkuptim të përbashkët për çështjet, si dhe një “kimi” të mirë.

Kjo, beson ai, do të ndihmojë për të arritur përparim në procesin e dialogut.

Kujtojmë se pa ndonjë marrëveshje përfundoi dje takimi i gjatë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ky ishte takimi i tretë që u zhvillua mes Kurtit e Vuçiqit dhe hera e parë që ata u takuan sërish në të njëjtin ditë.