Hoti: ShBA-t gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës

Hoti: ShBA-t gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me paralajmërimin nga Emisari i presidentit amerikan, Richard Grenell për takimin Kosovë-Serbi më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook ka thënë se ShBA gjithmonë ka qenë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Ai ka thënë se me 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë do të takohen Kosova dhe Serbia si dy vende të pavarura për projekte madhore.

ShBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Hoti./aleanca.press/