Hoti: S’ka dialog teknik

Hoti: S’ka dialog teknik

Paralajmërimet për rifillimin e dialogut teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, kanë ngjallur reagime të shumta nga njohës të zhvillimeve politike në vend.

Ndaj këtyre reagimeve, sot është përgjigjur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkurt ka thënë se nuk ka dialog teknik, dhe se dialogu zhvillohet vetëm për marrëveshje finale.

“Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti./aleanca.press/

 

Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Posted by Avdullah Hoti on E hënë, 20 korrik 2020