Hoxha: Më erdhi rëndë kur pashë Vasfijen duke votuar për pagesën e rrymës së serbëve në veri

Hoxha: Më erdhi rëndë kur pashë Vasfijen duke votuar për pagesën e rrymës së serbëve në veri

Deputetja PDK-së Eliza Hoxha, duke folur për vendimin që u mor dje në Kuvend për pagesën e rrymës për veri, ka thënë se për të ishte e rëndë ta shohë të votojë këtë propozim deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi-Goodman.

“Krejt situata e krijuar dje e mori vëmendjen dhe nuk pat vëmendje votimi i 11 milionëshit, një narrativë që ata e kanë ndërtu vetën dhe e kanë pru vetën në qeveri, duke e sharë çdo kryeministër dhe çdo qeveri që ka qenë më herët. Ironia e krejt kësaj, a di ku është? Kur kam parë mikën time Vasfijen duke e çu dorën për të votu 11 milionëshin. Të paktën çfarë kanë mujtë me ba, kanë mujtë me i kursy viktimat që simbolikisht të mos ta votojnë”, ka thënë ajo në ‘Frontal’.

Hoxha ka folur edhe për aksionin simbolik që u zhvillua gjatë ditës nga disa aktivistë të partisë së saj, teksa njoftoi se ia lanë një libër ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për, siç thotë ajo, t’ia rikujtuar krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

“Ne kërkuam që personalisht të ja dërgojmë librin e Nysret Pllanës që flet për viktimat e luftës së fundit në Kosovë. Nuk na u lejua. Ne kërkuam që vetëm dhurata të protokollohej dhe të bëhet si dhuratë,. Shpresoj që të shkojë në vendin e duhur”, deklaroi ajo. /Aleanca.press/