I digjet shtëpia në Deçan, lëndohet pronarja dhe dy policë

I digjet shtëpia në Deçan, lëndohet pronarja dhe dy policë

Një shtëpi në fshatin Beleg të Deçanit është përfshirë nga flakët dje, në orët e pasdite.

Rastin e ka denoncuar në Polici pronarja e shtëpisë. Njësitet përkatëse bashkë me Zjarrfikësit sipas njoftimit të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa lëndime ka pësuar vet pronarja dhe dy zyrtarë policorë, që më pas kanë pranuar trajtim mjekësor./Aleanca.press/