ICK dhe UNDP organizuan panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up

ICK dhe UNDP organizuan panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up

Qendra Inovative e Kosovës (ICK) dhe UNDP, kanë organizuar panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up.

Rinor Zuka, themelues i “Lazdrohu Sport Kids”, tha se qëllimi  tyre është që t’i përfshijnë fëmijët sa më shumë në aktivitetet në natyrë.

“Lazdrohu është një qendër sportive që është mbështetur nga ICK në vitin 2020. Në kudër të qendrës sportive ne e kemi bërë edhe lazdrohu highking kids që kemi filluar me një grup që kanë qenë të fëmijëve që i kemi pasur në qendër, pastaj interesimi më i madh dhe pëlqimi i aktiviteteve e kemi zgjeruar dhe e kemi mbajtur pothuajse në çdo vikend. Qëllimi është që t’i përfshijmë fëmijët sa më shumë në aktivitetet në natyrë. Ne bëjmë highkingje çdo fundjavë, nuk i lodh fëmijët, është shumë atraktiv, më shumë eksplorues në vende të ndryshme ne ndalemi dhe bëjmë lojëra të ndryshme. Veç se vera po afrohet kemi bë një kalendar që do t’i mbajmë aktivitetet gjatë verës, kemi edhe një kamping në Jalë të Shqipërisë, e kemi mbajte edhe vejte dhe jemi të organizuar ta mbajmë edhe sivjet, po besoj që fëmijët kënaqen shumë po nashta ma shumë se fëmijët edhe ne kënaqemi shumë shpesh”.

Florjan Piraj nga kompania “Formon”, ka prezantuar produktin e parë të kompanisë, e që është i industrisë printim 3 D.

“Kompania Formon është kompania e parë vendore dhe rajonale e cila merret me prodhim të produkteve teknologjike. Sot para jush e kemi të prezantuar produktin  e parë te kompanisë. Industria me të cilën operojmë është industria printimi 3D. Është një teknologji super e re dhe e shekullit 21”.

“Pajisja është super edukative, jemi duke tentuar ta fusim nëpër shkolla si mjet edukativ, në mënyrë që fëmijët të ambientohen me teknologjitë e reja”./Aleanca.press/