Identifikohet personi që dyshohet se kreu vjedhje në xhamitë e Shtimes, arrestohet

Identifikohet personi që dyshohet se kreu vjedhje në xhamitë e Shtimes, arrestohet

Objektet fetare shpesh herë janë cak i hajdutëve, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi. Një rast i tillë kishte ndodhur në fillim të vitit në komunën e Shtimes, ku një person dyshohet se kishte kryer vjedhje në dy xhami, por i njëjti kishte arritur që të arratiset.

Por 27-vjeçari gjatë ditës së djeshme është arritur që të identifikohet dhe i njëjti është arrestuar nën dyshimet për kryerjen e vjedhjeve në xhaminë e fshatit Carralevë dhe në lagjen ‘Pajtimi’.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë në praninë e avokatit të tij mbrojtës, ku pas përfundimit të procedurave policorë, prokurori ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti ‘Vjedhje e rëndë’.