IKSHPK-ja furnizohet me 100 mijë teste PCR

IKSHPK-ja furnizohet me 100 mijë teste PCR

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se i kanë dorëzuar 100.000 teste PCR Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Zemaj ka thënë se testet janë dorëzuar me qëllim të forcimit të kapaciteteve për testim në masë. Poashtu, MSH-ja i ka dorëzuar SHSKUK-së edhe 16 ventilatorë.

“Ashtu siç kemi premtuar, sot i kemi dorëzuar edhe 16 ventilatorë të tjerë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shtuar kapacitetet e trajtimit klinik të pacientëve”, thuhet në njoftim.

MSH-ja thotë se testet e dorëzuara janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare, me huamarrje nga Banka Botërore, ndërsa janë siguruar përmes shërbimeve të prokurimit të UNOPS-it. /Aleanca.press/