Inspektorët dënojnë me 400 euro gjobë biznesin në Mitrovicë, mashtroi konsumatorin

Inspektorët dënojnë me 400 euro gjobë biznesin në Mitrovicë, mashtroi konsumatorin

Me 400 euro gjobë është dënuar një subjekt afarist në Mitrovicë nga inspektorët komunal pasi i njëjti ka mashtruar një konsumator.

Në vendimin e Inspekcionit thuhet se çmimi i reklamuar i produktit ishte ndryshe nga ai që është paguar në arkë.

“Çmimi i reklamuar i produktit “Oxo biodegradues” 120/10 është deklaruar me çmim 1.79 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar me çmim 1.85 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit Nr. 06/L-034 për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën biznesit”, thuhet në vendimin e drejtorisë së Inspekcionit./Aleanca.press/