Ish-futbollisti i Barcelonës i jep fund karrierës, do të bëhet ndihmës trajner i Belgjikës

Ish-futbollisti i Barcelonës i jep fund karrierës, do të bëhet ndihmës trajner i Belgjikës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Thomas Vermaelen ka bërë të ditur se është pensionuar nga karriera e tij si futbollist mirëpo jo edhe nga futbolli në tërësi.

Vermaelen përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se do ta vazhdojë karrierën si ndihmës trajner i Kombëtares së Belgjikës.

“Jam jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës të njoftoj se do të bëhem ndihmës trajner për kombëtaren belge. Duke pritur me padurim këtë hap të ri dhe sfidë të re në jetën time. Kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Unë kam qenë shumë me fat që kam luajtur për klubet më të mahnitshme në lojë dhe për këtë jam jashtëzakonisht mirënjohës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë gjithë karrierës sime”, tha Vermaelen./Aleanca.press/