Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Nëse nuk arrihet edhe sot kuorumi mbi 80 deputetë, përsëritet votimi në ndonjë ditë tjetër

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Nëse nuk arrihet edhe sot kuorumi mbi 80 deputetë, përsëritet votimi në ndonjë ditë tjetër

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se për të shkuar tutje Kushtetuta e parasheh që të arrihet kuorumi me mbi 80 deputetë.

Në dy votime të realizuara në raundin e parë, fillimisht me 78 vota e më pastaj me 79 nuk u arrit kuorumi për të kaluar në raundin e dytë.

Kryeziu ka thënë se nëse nuk bëhen 80 vota edhe sot, votimi duhet të përsëritet në ndonjë ditë tjetër.


“Kushtetuta e parasheh që duhet të jetë kuorumi mbi 80 deputetë. Ata thirren një nga një për të votuar”.

“Nuk është me rëndësi se sa votojnë, por është me rëndësi që të jenë 80 deputetë si në raundin e parë ashtu edhe në raundin e dytë”, ka thënë Kryeziu në RTK.

“Nëse nuk ka as sot kuorum, vazhdohet në ndonjë ditë tjetër”.