Ish ushtari i UÇK-së telefonohet nga Haradinaj: Ndihem i privilegjuar, krenar me ty Komandant

Ish ushtari i UÇK-së telefonohet nga Haradinaj: Ndihem i privilegjuar, krenar me ty Komandant

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Frasher Oseku, ka treguar se sot ka pranuar një telefonatë nga Nasim Haradinaj.

Oseku, këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

Për telefonatën e pranuar nga Haradinaj, Oseku ka thënë se është ndier i privilegjuar.

Duke shtuar më tej se, ai është krenar me Haradinajn, të cilit i drejtohet si komandat.

“Sot qenka dita befasisë. Sa më thirri Nasim Haradinaj . Nuk di çka të them përveç që ndihem i privilegjuar. Krenar me ty Komandant”, ka thënë Oseku.

Përndryshe, pak ditë më parë, Nasim Haradinaj, është dënuar nga Gjykata Speciale me 4 vite e gjysmë burg.