Ishte duke punuar, një punëtor bie nga ndërtesa në Prizren

Ishte duke punuar, një punëtor bie nga ndërtesa në Prizren

Një punëtor në Prizren gjersa po punonte në një ndërtesë është rrëzuar dhe me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe inspektorët e punës. Rasti është duke u hetuar.

“Nga Emergjenca e spitalit rajonal në Prizren është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar lëndime trupore. Viktima deri sa kishte qenë duke kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kishte rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe inspektorët e punës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së. /Aleanca.press/