Iu vërsul elefanti, lëre që ia shkatërroi kapakun e motorit – por edhe ta shtyjë veturën e jugafrikanit

Iu vërsul elefanti, lëre që ia shkatërroi kapakun e motorit – por edhe ta shtyjë veturën e jugafrikanit

Shoferi Norman Nukeri, 47-vjeç, mezi i shpëtoi vdekjes në një rezervat natyral privat në Afrikën e Jugut, kur një elefant në mënyrë agresive iu vërsul veturës së tij.

Elefanti e shtynte mbrapa Toyota që peshon 2.5 tonelata në një rrugë gurore, kurse Norman i pushtuar nga frika nuk dinte çfarë të bënte, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kur u largua kjo kafshë gjigante, Norman thotë se ishte aq i frikësuar sa nuk mund të largohej nga vetura duke u ndjerë më i sigurt brenda saj.

Ndryshe Norman punon në rezervat dhe atë ditë po transportonte derivate deri në shtëpizën e një klienti.

“U ndala kur i pash nga distanca elefantët, por befasisht një mu shfaq nga ana e majtë. Fillova të rrit shpejtësinë, por ai u rikthye. Mu vërsul dhe filloi të ma shtyjë mbrapa veturën. Mendova se frenat do të mbajnë larg, por asgjë nuk kryente punë. Jam frikësuar aq shumë, sa që nuk kam mundur të largohem. Mendova se në këtë situatë do të humb jetën”, ka thënë Norman.

E dëmi material që i është shkaktuar veturës kap vlerën e 870 dollarë, para këto të cilat Norman duhet t’i paguaj.  /Aleanca.press/