Ja kush është kandidati i fundit në listën e AAK-së në Gjilan

Ja kush është kandidati i fundit në listën e AAK-së në Gjilan

Kandidati për anëtar të Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e AAK-së, Ardian Azemi ka thënë se vendimi për të kandiduar nuk ka qenë i lehtë sepse është përgjegjësi e madhe.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se gjatë fushatës elektorale do të jetë po i njëjti sic ka qenë në 20 vitet e fundit në politikë.

Nuk flas për veten sepse po bëhen mbi 20 vjet aktiv në politikë e organizime dhe besoj se njihemi mirë dhe të gjithë në Gjilan. Gjatë 30 ditëve fushatë, ne do të takohemi bashkë sikur në 20 vitet e fundit”, ka shkruar Azemi.

 

Postimi i plotë:

Familjarë e miq,

Të dashur qytetarë të Gjilanit,

Aspak nuk është i lehtë vendimi për të kandiduar për Kuvendin Komunal, është përgjegjësi e madhe sepse përfaqëson qytetarin në organin më të lartë në Komunë.

Unë kam vendosur të dal para jush me bindjen se do të mundem ta kryej me nder dhe përgjegjësi këtë detyrë.

Nuk flas për veten sepse po bëhen mbi 20 vjet aktiv në politikë e organizime dhe besoj se njihemi mirë dhe të gjithë në Gjilan.

Gjatë 30 ditëve fushatë, ne do të takohemi bashkë sikur në 20 vitet e fundit.

Do të përshëndetemi njëjtë si gjithherë.

Nëse dikujt i them mirëmëngjesi edhe pa u njohur, nuk e bëjë për fushatë, e kam bërë gjithherë.

Vetëm për një gjë zotohem para Zotit dhe para jush;

- Do t’i mbrojë interesat e secilës lagje, e secilit qytetarë pa më interesuar fare përkatësia politike. Kemi vuajtur shumë gjatë nga kjo!

Kandidat për kryetar e kemi Nazim Gagicën, kandidat që jo shpesh i ofrohet gjilanasve.

Jam pjesë e një liste që cilindo prej tyre ta votoni, aspak nuk keni gabuar; janë të duhurit për Gjilanin.

Voto 121 Nazim Gagica për Kryetar!

Voto nr. 35 Ardian Azemi!

Do të jemi shumë të kujdesshëm në fushatë. Respektim të plotë të masave anti-Covid!