Kadrijaj: E gabuar qasja e Donika Gërvallës, na duhet një strategji e përbashkët për diplomacinë

Kadrijaj: E gabuar qasja e Donika Gërvallës, na duhet një strategji e përbashkët për diplomacinë

Mosnjohja e Kosovës nga pesë vende të Bashkimit Evropian (BE) paraqet rrezik për ombrellën e sigurisë së vet BE-së. Kështu u tha në mbledhjen e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, teksa u kërkua unitet politik dhe plan strategjik kombëtar në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj tha se mosnjohja e vendit nga 5 vende të BE-së është pengesë për aspiratat e Kosovës.

Ajo ngriti edhe çështjen e lëvizjes së lirë, duke thënë se është e padrejtë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave, teksa theksoi se vendet tjera po marrin statusin e kandidatit.

Një pengesë e madhe është sepse ne dëshirojmë me qenë pjesë e OKB-së, pjesë e NATO-s dhe është pikërisht mosnjohja e 5 vendeve që po na pengon nëpër këto procese[… ]Në çdo tavolinë diskutimi duhet me qenë kërkesë diskutimi dhe në nivel qeverie dhe ne që zhvillojmë diplomaci parlamentare, sa herë që të na ofrohet mundësia për takime bilaterale kjo duhet me qenë një kërkesë, edhe liberalizimi i vizave edhe njohja nga vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha ajo.

Ajo kritikoi qasjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, karshi këtyre proceseve. Teksa foli për rëndësinë që ka hartimi i një strategjie të përbashkët karshi 5-vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Kjo është një qasje e gabuar e ministres Gërvalla që duhet shmangur prej këtyre tavolinave, sepse ne përfaqësojmë interesin e Kosovës[…]Mua po më çudit, zyrtarë, përfaqësues të politikave të jashtme me shku me bë këso gabime është e tmerrshme. T’i drejtohemi grupit për hulumtimi, t’i thërrasim të gjitha organizatat që merren me dialogun dhe që kanë qasje dhe mundemi me e bë një strategji të përbashkët si komision”, u shpreh ajo.