“Kah me ia mbajt ata që s’i kanë 20 centë në xhep?”/ Ish-kandidatja e AAK-së për asamble të Gjilanit kërkon përgjegjës për gjendjen në QKMF dhe mungesën e rrymës

“Kah me ia mbajt ata që s’i kanë 20 centë në xhep?”/ Ish-kandidatja e AAK-së për asamble të Gjilanit kërkon përgjegjës për gjendjen në QKMF dhe mungesën e rrymës

Ish-kandidatja e AAK-së për këshilltare në Asamble të Komunës së Gjilanit, Zarife Asllani, është ankuar për gjendjen aktuale në vendin tonë, duke thënë se nuk ka as ku të ankohet për këtë situatë.

Ajo ka postuar një video në Facebook, ku shihet duke marrë infuzion në shtëpi, pasi që thotë se në QKMF-në e këtij qyteti, nuk ka ka as ku të pres në rend për të marrë ndonjë shërbim shëndetësor.

Asllani thotë se është detyruar të marrë ekip mobil në shtëpinë e saj, që i ka kushtuar të paktën 20 euro, por e ka hallin se si do ia bëjnë ata që nuk i kanë as 20 centë në xhep.

“A ka kush se na jep një përgjigje, pse jemi në këtë gjendje? Nëse shkon në QKMG nuk ke as ku me prit rend, për me marrë një infuzion ose ndonjë recept. Mundohesh me ju ikë këtyne problemeve dhe bën zgjidhje vetë me ardhë X infermieri me të jep terapi, çka ndodhë….! S’ke rrymë! Detyrohesh me u shpërthy me gjilpëra me dritë të telefonit, po boni vaki me ndodh ndonjë gabim, mbetesh sakat gjithë jetën dhe nuk të përgjigjet askush!!!

“A ka dikush që menon seriozisht për këtë popull të mjerë? Nëse unë paskam mundësi me thirr një ekip mobil për terapi, e cila kushton minimalisht rreth 20 euro, kah meja mbajt ata familjarë që s’i kanë s 20 centë në xhep, kujt me ju drejtu?”, ka shkruar ajo në Facebook./Aleanca.press/