Kaltrina Morina në garën për Drenasin

Kaltrina Morina në garën për Drenasin

Kaltrina është aktiviste e të drejtave të njeriut, politikane e re dhe mjaft aktive në profesionin e saj, gazetari dhe komunikim masiv.

 

Profesionin e gazetares e ka filluar në radio për të vazhduar në televizion si prezantuese lajmesh dhe udhëheqëse e emisionit të saj personal. 

Me theks të veqantë te gratë, Kaltrina synon të jetë përfaqësuese e të gjithë qytetarëve të Drenasit. Ajo kandidon për Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës në Drenas dhe mban numrin 2 në listë. 

Kaltrina do të angazhohet për sektorin privat dhe kushtet e punëtorëve të këtij sektori, pagat dinjitoze, orarin dhe kontratat sipas ligjit. Do të jetë zëri i kësaj kategorie dhe avokuese e zbatimit të ligjit të punës. 

Në shumë paraqitje të saj, Kaltrina ka folur edhe për nënat dhe gratë lehona dhe gëzimin e të drejtave që iu takojnë atyre. Po ashtu ajo do të angazhohet në strategjitë për parandalimin e maltretimeve, dhunimeve dhe vrasjeve të grave.

Duke qenë se ajo ka kaluar në disa faza gjatë karrierës së saj politike, Kaltrina do të jetë në dispozicion të të rinjve, me përkrahje të tyre në ndërtimin e karrierës dhe si asambleiste e ardhshme, inicimin e miratimit të vendimeve e rregulloreve që do të mundësojnë më shumë praktikë të të rinjve në organet komunale të Drenasit, dhe që e njëjta të llogaritet si përvojë pune. 

Në rrjetin social Facebook, Kaltrina ka shpërndarë edhe një video, që mund ta shihni më poshtë. /Aleanca.Press/