Kaplohet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Rahovec

Kaplohet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Rahovec

Kulmi i një shtëpie në fshatin Drenoc të Rahovecit është kapluar nga zjarri.

Personi që e ka raportuar rastin ka thënë se persona të panjohur ia kishin vënë flaken disa livadheve dhe si pasojë zjarri kishte kapluar kulmin e shtëpisë së tij.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se nga ky zjarr janë shkaktuar dëme materiale.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flaken disa livadheve dhe si pasojë zjarri kishte kapluar kulmin e shtëpisë së tij ku janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.

Policia njofton se zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve dhe banorët si dhe nuk raportohet për të lënduar. /Aleanca.press/