Katastrofë për Liverpoolin, humbet në Anfield nga Brightoni

Katastrofë për Liverpoolin, humbet në Anfield nga Brightoni

Liverpool ka bërë edhe një hap fals drejt mbrojtjes se titullit të kampionit në Angli sonte. Skuadra e Jurgen Klopp ka humbur në shtëpi kundër Brighton & Hove Albion me rezultat minimal 0-1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Alzate.

Liverpooli nuk po arrin të këtë vazhdimësi në rezultate në Premier Ligë.

Pas dy fitoreve rresht, skuadra e Jurgen Klopp ka humbur sot në shtëpi kundrejt skuadrës së Brightonit.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje kaloi pothuajse e tërë në kontroll të Liverpool.

Ata kishin disa shanse për të shënuar por që megjithatë nuk ia dolën. Firmino Salah dhe Shaqiri ishin më të mirët në këtë pjesë.

Në pjesën e dytë ishte pak a shumë e njëjtë por që Brighton arrin që të shënoi gol në minutën e 56-të të takimit.

Alzate i Brightonit shfrytëzoi për mrekulli hutinë e shkaktuar në mbrojtje të Liverpoolit për të shënuar gol të bukur.

Pas golit të pranuar Liverpool vazhdimisht sulmuan portën e Brightonit por që ata nuk patën asnjë mundësi për ta barazuar rezultatin pasi që skuadra mysafire mbrohej mirë.

Xherdan Shaqiri luajti në këtë ndeshje përplot 64 minuta lojë ku u zëvendësua me Oxlade-Chamberlain.

Në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi kosovar Andi Zeqiri që u inkuadrua në lojë në minutën e 87 në vend të Trossard.

Kjo humbje e lë Liverpoolin në vendin e katërt në Premier Ligë me katër pikë më pak se Manchester United dhe 7 pikë më pak se City që janë në vendin e parë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kujtojmë se Liverpool luan me Cityn këtë vikend, ndeshje kjo e vlefshme për Premier Ligë.

Ndërkohë, fitorja i ndihmon shumë Brightonit të cilët largohen paksa nga zona e rrezikshme dhe kanë 24 pikë dhe janë në vendin e 15. /Aleanca.press/