KEK-ut i rrëshqet eskavatori, rrezikohen dhjetëra punëtor

KEK-ut i rrëshqet eskavatori, rrezikohen dhjetëra punëtor

Pakujdesia e drejtuesve të Divizionit të Prodhimit të Thëngjillit në KEK ka bërë të ditur që eskavatori më i madh i nxjerrjes së thëngjillit të pësoj avari.

Kjo pakujdesi ka rrezikuar jetën e dhjetëra punëtorëve të këtij divizioni që kanë qenë duke punuar në ndërrimin e pasdites këtë të martë.

Avaria mësohet se ka ardhur si pasojë e gabimeve në dhënien e koordinatave dhe orientimeve nga inxhinierët e këtij divizioni. Madje fajtori kryesorë konsiderohet ushtruesi i detyrës së divizionit të prodhimit të thëngjillit.

Mëson se dëmet materiale janë miliona euro përpos ndërprerjes së nxjerrjes së thëngjillit nga eskavatori numër 8 që është edhe më i madhi në mihjet e KEK.

Edhe KEK ka konfirmuar se një pajisje në minierë ka lëvizur jashtë planit.

Mbrëmë rreth orës 22:30, një pajisje, eskavatori 8M – bashkëlidhur në minierën e KEK-ut ka lëvizur për disa metra mbrapa jashtë planit të operimit. Intervenimi i menjëhershëm i ekspertëve të minierës ka vënë nën kontrollë këtë lëvizje duke ndërprerë punën e pajisjes, stabilizimin dhe sigurimin e saj.

Ne këtë drejtim menjëherë është formuar komisioni që të bëjë vlerësimin e ngjarjes me ç ‘rast sipas vlerësimeve preliminare nuk ka ndonjë dëmtim. Ekspertët e minierës janë duke bërë përpjekjet maksimale që kjo pajisje të kthehet në punë sot eventualisht nesër.

Vlen të theksohet se ky është vetëm njëri ndër 12 eskavatorët në djerrinë dhe qymur që janë në operim e të cilët vazhdojnë punën pa asnjë problem në prodhim të qymyrit dhe djerrinës si dhe operim normal të minierës. Për më tepër, pavarësisht kësaj ngjarje, rezervat e grumbulluara të qymyrit në deponitë e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, garantojnë prodhim të energjisë elektrike pa asnjë pengesë sipas bilancit energjetik të aprovuar’, thuhet në njoftimin e KEK-ut.