Keni plane për fundjavë? Shikojeni njëherë motin

Keni plane për fundjavë? Shikojeni njëherë motin

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të ketë përkeqësim të motit. Këto dy ditë do të ketë shtrëngata shiu dhe rënie të temperaturave, raporton Express.

Ditën e shtunë do të ketë më shumë gjasa për zhvillime të shtrëngatave me shi, që mund të jenë edhe më të shtrira mbi vend.

Dita e diel më pas sjell mot më të freskët, me të reshura shiu, që do të jenë më intenzive orëve të mëngjesit. Kushte për reshje lokale shiu e bubullima priten edhe ditën e hënë.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, megjithëse herë herë shkaku i koncentrimit më të rritur të pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare e të dobëta. Ditën e shtunë erëra veriore shpërndajnë pluhurin, e cilësia e ajrit do të jetë më gjatë në vlera të pranueshme.

27.05 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

28.05 – Nxehtë e me vransira.  Nga mesdita priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë më intenzive dhe me breshër.

29.05 – Më freskët, kryesisht me vransira, në mëngjes me reshje më të dendura shiu dhe bubullima.

30.05 – Pjesërisht vranët, me kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 12C e 14C, ndërsa maksimalet nga 30C zbresin edhe në 19C e 20C ditën e diel.

Era ndryshon drejtimin në verilindje gjatë fundjavës që frynë e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas me tendencë të rënies. 

May be an image of text that says 'Enj, 26.05 Pre, 27.05 Sht, 28.05 Die, 29.05 30° Hen, 30.05 30° 15° 30° 15° Era: 5-10 Shtypja: 102 mb Lageshtia: 38% UVI: 8 25 12° Era: 3-8m/s Shtypja: 1022mb Lageshtia: 32% UVI: 8 11 Era: 4-9m/s Shtypja: 101 1013mb Lageshtia: 58% UVI: 5 AQI PM2.5 10/20 Era: 3-8m/s Shtypja: 1009mb Lageshtia: 3% UVI: 3 AQI PM2.5 15/25 Era: 5-1 m/s Shtypja: 1010mb 10 Lageshtia: 49% UVI: 5 AQI PM2.5 5/30 Parashikimi mè: 25.05.2022 Prishtina Weather'