Këshilli i Studentëve të Filozofikut: I papranueshëm zhvillimi i aktiviteteve në kishën pranë kampusit të UP-së

Këshilli i Studentëve të Filozofikut: I papranueshëm zhvillimi i aktiviteteve në kishën pranë kampusit të UP-së

Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filozofik e kanë quajtur të papranueshëm zhvillimin e aktiviteteve në kishën e papërfunduar tek kampusi i Univerisitetit të Prishtinës.

Tek kjo kishë sot u mbajt një liturgji ndërsa reagimet për këtë ishin të shumta.

“I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve gjegjëse që të punojnë më aktivisht në lirimin e pronës së uzurpuar nga objekti në fjalë i cili cdo ditë na kujton regjimin e vjetër dhe pafuqinë e institucioneve tona për të na kthyer atë që na takon”, thuhet në reagim.

Nga ky këshill kanë thënë që duhet të definohet sa më parë statuti i kampusit./Aleanca.press/