Këto janë 10 artefaktet të cilat janë zhdukur nga Kosova (FOTO)

Këto janë 10 artefaktet të cilat janë zhdukur nga Kosova (FOTO)

Muzeu Nacional në Beograd në koleksionin e tyre posedon 10 artefakte të cilat janë gjetur në komunën e Novobërdës për të cilat shteti i Serbisë proklamon se është pronar i saj. 

Këto artefakte janë prezantuar edhe në webfaqen e Muzeut Nacional në Beograd.

Drejtori i Qendrës për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, Artan Hoxha ka deklaruar për Sinjalin se artefaktet të cilat gjenden në Serbi janë në fakte artefakte të vjedhura gjatë viti 1999 të cilat janë transportuar dhe vendosur në një shtet tjetër i cili nuk pranon t’i kthejë ato. 

“Po ato janë artefakte të cilat i kanë vjedhur gjatë kohës së luftës dhe ata i prezantojnë si pjesë të trashëgimisë kulturore serbe. Ne i konsiderojmë se ato janë pjesë e trashëgimisë kulturore të Kosovës ngase ato janë gjetur në territorin e Kosovës.  Nuk besoj që ato të jenë të kontrabanduara pas luftës duke marr parasysh që ato artefakte gjenden në webfaqen shtetërore” ka thënë ai.