Këto janë masat e reja për gastronominë

Këto janë masat e reja për gastronominë

Sot, Qeveria e Kosovës në kuadër të vendimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë ka miratuar masa anti-COVID, ku përfshihet gastronomia.

Masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër përfshijnë shërbimet e gastronomisë, ku lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin.

[Gastronomia]

32. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

33. Ndalohen shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi jo më shumë se 70% e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

34. Kuptimi shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

35. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

35.1. Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

35.2. Ndërsa paguan porosinë;

35.3. Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

35.4. Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

36. Në rastet nga pika 35.1 deri 35.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

37. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30.

38. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.

39. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

40. Pjesa prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një metër.

41. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

42. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK)./Aleanca.press/