Kim Kardashian shfaqet nën shoqërinë e Malumas në një paraqitje publike për herë të parë që pas divorcit nga Kanye

Kim Kardashian shfaqet nën shoqërinë e Malumas në një paraqitje publike për herë të parë që pas divorcit nga Kanye

Kim Kardashian dukej shumë elegante teksa u shfaq në një ngjarje publike për herë të parë që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 40 vjeçe, u pa e shoqëruar nga këngëtari Maluma në hapjen madhështore të The Goodtime Hotel të premten në mbrëmje (16 prill) në Miami Beach, Florida.

Evenimenti u prit nga David Grutman dhe Pharrell Williams, të cilët njëherësh janë pjesë e ekipit të hotelit.

 

Maluma po ashtu u shfaq në formë të mirë duke vënë në pah fizikun atraktiv në xhaketën e zbërthyer, gjersa kostumi ishte bardh e zi.

Ai dhe Kim u panë duke u shoqëruar me David dhe Victoria Beckham, të cilët ishin në mbrëmje për të festuar hapjen e sezonit të ekipit të tij të futbollit, Inter Miami.

 

Kjo është gjithashtu dalja e parë zyrtare e Kim që nga paraqitja e divorcit nga Kanye West, i cili në fakt vetëm iu përgjigj paraqitjes këtë javë.

Të njëjtit u ndanë përfundimisht në muajin shkurt dhe kanë së bashku katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kardashian pas ndarjes nga reperi ka theksuar se do jetë e fokusuar tek fëmijët, me të cilët gjithashtu po kalon pjesën më të madhe të kohës./Aleanca.press/