Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Spitalin e Pejës

Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për situatën aktuale të pacientëve të infektuar me koronavirus që po trajtohen atje.

Ky spital ka bërë të ditur se po trajtohen 45 pacientë, përderisa 9 janë në gjendje më të rëndë.

“Aktualisht 45 pacientë janë duke u trajtuar  në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 janë shëruar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Spitali i Pejës ka njoftuar po ashtu se në 24 orët e fundit janë kryer 9 operacione si dhe janë kryer 3 lindje./Aleanca.press/