Kjo është lista e personave që do të vaksinohen nesër me dozën e dytë në Prishtinë

Kjo është lista e personave që do të vaksinohen nesër me dozën e dytë në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook ka ftuar qytetarët që sipas listës së publikuar të paraqiten për vaksinim në Prishtinë.

Ata të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 AstraZeneca më 31 mars dhe ata që e kanë marrë vaksinën Pfizer më 12 maj, të paraqiten nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për marrjen e dozës së dytë të vaksinës, bëhet e ditur në njoftim.

MSh në këtë njoftim ka njoftuar se qytetarët që do të vaksinohen do të kontaktohen përmes telefonit./Aleanca.press/