Klaudia Pepa më ‘e nxehtë’ se kurrë në videoklipin e artistit të njohur, mahnitë italianët

Klaudia Pepa më ‘e nxehtë’ se kurrë në videoklipin e artistit të njohur, mahnitë italianët

Balerina shqiptare Klaudia Pepa po korr sukses të madh në shtetin italian.

Ajo jeton dhe punon prej vitesh në Itali dhe për një kohë të gjatë suksesi ka qenë i garantuar për Kludian.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e videoklipit të artistit italian Aka7even, i cili u bë shumë i njohur nga spektakli “Amici”, në të cilin edhe Klaudia ka konkurruar si balerinë.

Aka7even ka publikuar këngën e tij më të re, e cila u kthye menjëherë në trend në rrjete sociale dhe tashmë renditet si kënga më e mirë e verës së 2021-it.

Videoklipi është veror, tipik për ditët e nxehta të verës dhe protagonistja kryesore në të është Klaudia Pepa.

Balerina bukuroshe nuk ka kaluar pa u vënë re dhe të gjitha mediat italiane i kanë kushtuar nga një artikull special pjesëmarrjes së saj në videoklip.