Klinika e Radiologjisë kryen për herë të parë Rezonancën Magnetike të tërë trupit

Klinika e Radiologjisë kryen për herë të parë Rezonancën Magnetike të tërë trupit

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar për herë të parë Rezonanca Magnetike e tërë trupit.

Kompletimi i programeve softuerike, trajnimi i personelit dhe organizimi i shërbimeve tjera, mundësuan që të bëhet ky incizim i avancuar.

Nevojat e popullatës dhe të klinicistëve për këtë incizim shumë të shtrenjtë, janë ekstremisht të mëdha dhe në të ardhmen planifikohet organizimi adekuat i këtij shërbimi për pacientët.

Vlen të përmendet së këtë klinikë e udhëheq, Dr. Bujar Gjikolli./Aleanca.press/