Koci: Prej sot, asnjë kriminel serb nuk do të flejë i qetë

Koci: Prej sot, asnjë kriminel serb nuk do të flejë i qetë

Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiq për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, avokati Arianit Koci tha se tash e tutje asnjë kriminel serb nuk do të flejë i qetë.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër Vukotiqit në mars të vitit 2020.

Sipas njoftimit te Prokurorisë, Vukotiq “më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”.

Postimi i plotë:

Zoran Vukotiq, sot nga ana e gjykatës kosovare u dënua me 10 vjet burgim, për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë  luftës në Kosovës.

Ky është dënimi i parë i natyrës së tillë.

Gratë e dhunuara, e posaçërisht e mbijetuara e cila ka dëshmuar në gjykatë – tani e kanë një satisfaksion.

Prej sot, asnjë kriminel serb nuk do të flejë i qetë.

/Aleanca.press/