Konfiskimi i 400 kg kokainë në Lipjan/ Policia në kërkim të të dyshuarve të tjerë

Konfiskimi i 400 kg kokainë në Lipjan/ Policia në kërkim të të dyshuarve të tjerë

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot rreth 400 kilogramë kokainë të transportuara nga Shqipëria në Kosovë.

Lidhur me këtë aksion, mbrëmjen e sotme, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dhe autoritetet italiane dhe shqiptare, kanë mbajtur një konferencë për media.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se lidhur me këtë aksion kanë bashkëpunuar me institucionet e dy vendeve.

Ai tha po ashtu se personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor, teksa bëri të ditur se janë në kërkim edhe të disa personave të tjerë që janë të njohur e që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.

“Personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është në kërkim edhe të disa personave tjerë të dyshuar”, tha ndër të tjera Mehmeti./Aleanca.press/