Kosova në zgjedhje-zgjidhje apo thellim i krizës!?

Kosova në zgjedhje-zgjidhje apo thellim i krizës!?

Zgjedhje të jashtëzakonshme në dimër dhe në kushte pandemie, a janë zgjidhje dhe çfarë konsekuencash mund të prodhojnë për vendin!?

 

Shkruan: Halil Matoshi

 

1.Demokracia nuk është veç procedurë siç pandehet, sepse nga ajo varet liria jonë!

Nga avansimi i demokracisë afektohet shteti dhe institucionet e tij.

2.Sidoqoftë Gjykata Kushtetuese përmbushi një të drejtë (anuloi votën e një të dënuari) duke hedhë tērë peshën e dënimit mbi Qeverinë, pa u dhënë lekcion  institucioneve tjera demokratike,  bashkëpjesëmarrëse në këtë Rashamoniadë, KQZ-së dhe Kuvendit!?

3.Zgjedhjet e jashtëzakonshme ndodhin në demokraci, si mekanizëm lirie dhe instrument demokracie.

Kosova ështē demokraci parlamentare. Votuesit (populli) zgjedh përfaqësuesit e tij në Kuvend, i cili derivon pushtetin ekzekutiv, Qeverinë dhe Presidentin.

Në pranverën e sivjetshme shumë juristë partiakë “humbën në përkthim” me pretendimin se listat zgjedhore përkatësisht gara bëhet për Kryeministrin, por si do ta justifikojnë tashti faktin se pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të 21 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ketë bartës liste (për Kryeministër) liderin e saj, Albin Kurti, i cili do të vëzhgojë garën elektorale nga shtëpia!?

Dmth nga televizori!?

3.Nëse LDK e partnerët u akuzuan dhe ende mallkohen nga një pjesë e trupit elektoral se “rrëxuan Qeverinë e popullit” në Pandemi, a do të ketë kredibilitet një Qeveri e dalë nga zgjedhjet në Pandemi!?

4.Albin Kurti është i dënuar me kusht për dy vjet dhe kushtin e përmbushë në shtator të vitit 2021, kur Gjykata e Apelit ia ka bë tē plotfuqishëm vendimin.

Sëkëndejmi, ai mbetët jashtë gare!

Porse gara zhvillohet pashmangshëm rreth tij!?

Sistemi nuk e pengon atë që nëse subjekti i tij del i pari në zgjedhje, t’ia propozojë Kyvendit për Kryeministër!

Vetëm Kryetar Kuvendi nuk mundet!

P.S.

Kosova ka dëshmu kulturë të lartë në pranim dhe zbatim të verdikteve të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo as tash nuk diskutohet, porse verdikti ka vrima dhe është jocilësor, sepse e implikon për faqe të zezë KQZ-në (e ka certifiku një të dënuar me vendim Gjykate!?) dhe vet Kuvendin (i cili nuk ia ka marrë mandatin një të dënuari me vendim të plotfuqishëm!?) ia cenon neutralitetin Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, sepse ajo shpall zgjedhjet kombëtare si anëtare partie (ajo ka të drejtë të kandidojë në lista zgjedhore) dhe askush i paanshëm në shtet nuk e monitoron procesin!

Si duket Gjykata Kushtetuese do të jetë bartëse e edhe këtij procesi në të cilin ka hyrë vendi!?/Aleanca.press/