Kosova një nga vendet me më së paku rritje të borxhit publik në Evropë

Kosova një nga vendet me më së paku rritje të borxhit publik në Evropë

Janë publikuar statistika në lidhje me borxhin publik që kanë shtetet e Evropës.

E në renditjen e publikuar shihet se Kosova është një nga vendet Evropiane me më së paku borxh publik.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Komisioni Evropian, shihet se Shqipëria e ka rritur borxhin publik me 13 pikë përqindje (pp) kurse Kosova me vetëm 2.4 pp.

Ndërsa, Serbia e ka rritur borxhin me 4.9 pikë përqindje, Maqedonia e Veriut me 11.5 pp, Mali i Zi me 1.6pp dhe Bosnja me 5.5pp.

Kështu, Kosova renditet në pozitën e 33-të sa i përket borxhit publik kurse Shqipëria renditet e gjashta.

Po ashtu, ekonomia në përgjithësi në Evropë sipas këtyre statistikave ka rënë për 5.5%./Aleanca.press/