KRU “Prishtina” i dërgon te përmbaruesit privat rreth 1000 lëndë të borxhlinjve

KRU “Prishtina” i dërgon te përmbaruesit privat rreth 1000 lëndë të borxhlinjve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një komunikate për media kërkon nga konsumatorët që të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Siç thotë kjo kompani, për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

KRU “Prishtina” ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek përmbaruesit privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro).

“Për një muaj ( janar-shkurt 2021) janë dërguar rreth 1000 lëndë të borxhlinjve te Përmbaruesit Privat ( kryesisht sektorin e bizneseve), me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.

Ujësjellësi i Prishtinës është një ndër institucionet e fundit që po merret me dërgimin e lëndëve te Përmbaruesit, për shkak që kemi pasë konsideratë për periudhën e pandemisë”, thuhet në komunikatën e tyre./Aleanca.press/