Kryetari i Lipjanit tregon detaje për rastin e ri me koronavirus

Kryetari i Lipjanit tregon detaje për rastin e ri me koronavirus

Sot është konfirmuar një rast i ri me koronavirus në Komunën e Lipjanit.

Kryetari Imri Ahmeti tregon se pacientja është referuar nga klinika e ORL-së dhe ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se tani janë vetëm 8 raste aktive në Lipjan.

Postimi i plotë:

Sonte është konfirmuar edhe një rast pozitiv nga Komuna e Lipjanit, rast i ri, një paciente e shtruar në kliniken e ORL-së në Prishtinë. Rasti është referuar nga klinika e ORL-së dhe ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Në Komunën tonë edhe pse janë bërë një numer i madh i testeve, kemi vetëm 8 raste aktive.
Uroj shërim të shpejt të gjithëve!/Aleanca.press/