Kryetari i Suharekës bashkë me ushtarë të FSK-së, reagon Ramush Haradinaj

Kryetari i Suharekës bashkë me ushtarë të FSK-së, reagon Ramush Haradinaj

Kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka realizuar një ecje bashkë me ushtarë të FSK-së në “Parkun e Dëshmorëve” në këtë komunë.

Muharremaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo ecje në liri është rezultat i luftëtarëve të UÇK-së.

Ecja e ushtarëve të FSK-së ishte madhështore sot deri tek "Parku i Dëshmorëve" në Suharekë. Kjo ecje në liri është rezultat i luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave të shumtë në shekuj. Ata dhanë gjithçka që sot ta kemi dinjitetin dhe krenarinë”, ka shkruar Muharremaj.

Këtij postimi i ka reaguar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka shpërndarë postimin e Muharremajt.

Një pamje të bukur e ka ndarë me ne, miku im, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook./Aleanca.press/.