Kundërshtoi vendimin e klubit, Hysaj duhet t’i paguajë 40 mijë euro Napolit

Kundërshtoi vendimin e klubit, Hysaj duhet t’i paguajë 40 mijë euro Napolit

Lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, do t’i duhet të paguajë 40 mijë euro për një veprim që e ka bërë ‘kokë më vete’.

Këtë shumë të madhe parash, Hysaj do t’ia japë Napolit, pasi dy vite më parë në ndeshjen kundër Salzburgut nuk zbatoi një urdhër të klubit.

“Bordi i Arbitrazhit të parashikuar nga Marrëveshja Kolektive LNPA/AIC/FIGC urdhëroi gjobën prej 40,000,00 € ndaj lojtarit Elseid Hysaj, duke njohur kështu legjitimitetin e tërheqjes së urdhëruar nga klubi dhe si pasojë shkeljen e kontratës nga lojtari, i cili nuk e respektoi direktivën e lëshuar nga klubi”, thuhet në njoftimin e Napolit.

Urdhri i klubit ishte që lojtarët të grumbulloheshin në qendrën stërvitore dhe ditën tjetër të nisnin stërvitjen. Përveç Hysajt, këtë urdhër të klubit, nuk e përfillën edhe lojtarë të tjerë./Aleanca.press/