Kur do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës

Kur do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës

Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta që votuan në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se kjo gjë do të bëhet pas futjes së të dhënave në sistem nga formularët e rezultateve të kandidatëve për kryetar komune dhe pas verifikimit të 5 mijë e 700 zarfeve të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor.

“Pasi të përfundojnë të gjitha këto aktivitete, atëherë do të fillojmë me numërimin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura me postë. Kjo do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim dhe planifikojmë ta përmbyllim gjatë kësaj jave”, tha Elezi.

Ai tha se KQZ’së në zgjedhjet lokale të vitit 2013 i janë dashur 17 ditë deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë, derisa në vitin 2017 vetëm 12 ditë./Aleanca.press/