Kur do të paguajnë më shtrenjtë konsumatorët që harxhojnë mbi 600 kWh energji elektrike

Kur do të paguajnë më shtrenjtë konsumatorët që harxhojnë mbi 600 kWh energji elektrike

Në bazë të propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, nëse miratohen tarifat e reja të energjisë elektrike, atëherë do të fillojnë të aplikohen nga data 1 shkurt.

Sipas raportit të ZRRE-së, këto tarifa do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.

Tarifat për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike do të mbeten të njëjta, derisa për ata që shpenzojnë më shumë, do të ndryshojnë.

Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.

Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kwh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Të gjitha palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së kanë afat deri më 28 janar, në orën 18:00./Aleanca.press/

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është tarifa.png