Kurti pret në takim ambasadorin e ri gjerman, pa simbole shtetërore e pa flamurin kombëtar

Kurti pret në takim ambasadorin e ri gjerman, pa simbole shtetërore e pa flamurin kombëtar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e ri gjerman, Jord Rohde, ku kanë diskutuar për situatën aktuale shëndetësore si pasojë e coronavirusit dhe po ashtu edhe objektivat e LVV-së.

Sipas një komunikate për media, LVV ka njoftuar se Kurti i ka uruar ambasadorit Rohde për pozitën e tij të re dhe ka shprehur zotimin për bashkëpunim bilateral në mes Kosovë dhe Gjermanis.

 

Në këtë takim, sipas kësaj komunikate, Kurti e ka njoftuar ambasadorin gjerman për prioritetet e LVV-së.

 

Kurti e njoftoi ambasadorin Rohde për prioritet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qeverisjes së tij të cilat krahas zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe sundimit të ligjit, përfshijnë ngritjen e cilësisë së arsimit dhe ndërlidhjen me tregun e punës përmes sistemit dual arsimor që për shembull ka pikërisht Gjermaninë”, thuhet në komunikatë.

 

Lideri i LVV-së tha se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar të bashkëpunojë ngushtë me shtetet demokratike që ndajnë vlera të përbashkëta teksa theksoi rëndësinë e partneritetit evropian dhe transatlantik.

 

Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar të bashkëpunojë ngushtë me shtetet demokratike që ndajnë vlera të përbashkëta teksa theksoi rëndësinë e partneritetit evropian dhe transatlantik”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

 

Sot, kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, mirëpriti në takim njoftues ambasadorin e sapo emëruar të Gjermanisë në...

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on E mërkurë, 5 August 2020