Kusari-Lila, rrafshit të Dukagjinit: Harrojeni autostradën

Kusari-Lila, rrafshit të Dukagjinit: Harrojeni autostradën

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila në #DebatPernime ka deklaruar se në rast se në krye të qeverisë do të jetë Vetëvendosje, nuk do të ndërtohet autostrada e Dukagjinit, e cila ishte përmendur nga Qeveria Haradinaj në të kaluarën.

Autostrada e Dukagjinit si tërësi ajo çfarë është proklamuar nga qeveria e PAN-it është e panevojshme në formatin dhe vlerën e financimit që është prezantuar. Ne kemi nevojë për rritje të sigurisë në rrugë dhe zgjerim të rrugëve dhe jo krijim të autostradave të reja të mbyllura. Natyrisht që edhe në autostradat aktuale kemi parë probleme serioze me sigurinë në rrugë. Ajo çfarë është filluar në rrugë rajonale, do të mbyllen, por jo të niset një autostradë e re siç është propozuar nga qeveria e PAN-t”, tha Kusari- Lila./Aleanca.press/