Ky do të jetë shefi i asamblistëve të AAK-së në Prishtinë

Ky do të jetë shefi i asamblistëve të AAK-së në Prishtinë

Ish kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka takuar sot në mbrëmje anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, takim ky në të cilin Bahri Gashi është emëruar Shef i Grupit të Asamblistëve të AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Nga një kafe me asambleistët e AAK-së në Prishtinë, me rastin e fillimvitit. Njëherit, në unanimitet të plotë Bahri Gashi emërohet shef i grupit të asambleistëve të AAK-së në komunën e Prishtinës”, ka shkruar Haradinaj.