Ky është i kërkuari nga Gjykata që u kap në Vushtrri, ishte dënuar për bixhoz

Sot, në orët e mëngjesit, Policia në Vushtrri ka arritur të prangos një person të dënuar, i cili kërkohej me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Personi që ra në pranga të Policisë, pas qëndrimit për një kohë në arrati është Burim Pllana, 42-vjeçar, i cili është i dënuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” .
I njëjti u prangos në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Dega e kësaj gjykate në Vushtrri ia ka shqiptuar Pllanës dënimin me burgim prej 6 muajsh.