Labinot Panxha në garën për Pejën

Labinot Panxha në garën për Pejën

Labinot Panxha është një nga aktivistët e brezit të mesëm në politikë. Besnik dhe aktivist i devotshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka vendosur t'i futet garës për Kuvendin Komunal në Pejë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Panxha ka thënë se është i nderuar që rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë përkrah njeriut të fitoreve, prijësit të betejave triumfuese në Koshare, Komandantit të UÇK-së, Ministrit të fundit të FSK-së dhe Ministrit të parë të Mbrojtjes dhe siç u shpreh ai Kryetarit të ardhshëm të Pejës, Rrustem Berisha.

Kështu Panxha bëri të ditur se do jetë kandidat për Asamblenë Komunale në Zgjedhjet e 17 Tetorit 2021 ku do kandidoj me numrin 4 në listën e AAK-së.

Angazhimi im në politikë për afro dy dekada me ka shtyrë që të kandidoj dhe duke gjetur mbështetjën  tek ju qytetarë të nderuar do t’ju siguroj se do të jem zëri juaj  për çfardo lloj problemi, preukupimi apo kërkesë tuajën dhe sëbashku me ju do të bëjmë punë të mira për qytetarin dhe qytetin e Pejës me rrethinë!”.

Tutje Panxha tha se Peja meriton të qeveriset nga njerëz të ndershëm e profesional duke thënë se ndërrimi i pushtetit është i domosdoshëm. /Aleanca.press/