Lahi Brahimaj ngushëllon Hysni Gucatin për vdekjen e babait

Ish-deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka ngushëlluar Hysni Gucatin pas vdekjes së babait të tij, Avdullahut.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Brahimaj ka thënë se e kupton ndjenjën e Hysniut dhe tani të ndjerit bacës Avdullah se si janë orët, javët, muajt e vitet të ndarë e në përballje me padrejtësitë.
Postimi i plotë i Brahimajt:
I trishtë lajmi për vdekjen e babës së Hysni Gucatit, bacës Avdullah.
E kuptoj thellësisht ndjenjën edhe të Hysniut edhe tani të ndjerit bacës Avdullah se si janë orët, javët, muajt e vitet të ndarë e në përballje me padrejtësitë.
I shpreh ngushëllimet e mia dhe të familjes Brahimaj Hysniut dhe mbarë familjes Gucati.
Baca Avdullah u prehtë në paqe!